|
U pėrurua nė Preshevė njė
vepėr monumentale e Hevzi Nuhiut

Javėn
qė shkoi, nė Preshevė (Kosovė) u pėrurua njė vepėr e realizuar nga
skulptori kosovar Hevzi Nuhiu, qė ka shumė vjet qė jeton dhe punon nė
Kalabri, Shėn Mitėr.
Skulptori, edhe nė kėtė copė toke shqiptare ka dashur te pėrjetėsonte
figurėn e Nėnė Terezės, simbol i paqes, i dashurisė dhe i mirėsisė,
nėpėrmjet njė portreti tė gdhendur nė gur.
Bėhet fjalė pėr njė basoreliev (madhėsi 180x95 cm) i realizuar mbi njė
shkėmb madhėshtor, tė thirrur Guri i Bazenit, qė e pret vizituesin nė
hyrjen e qytetit, i skalitur nė thellėsi deri nė 7 centimetra dhe nė njė
lartėsi tė shkėmbit prej pesė metrash.
Zbulimin e veprės e bėnė Dom Lush Gjergji, Kryetar i Shoqatės humanitare
Nėnė Tereza, dhe Nazmi Arifi, Kryetar i Kuvendit tė Preshevės, nė
prani tė gazetarėve dhe njė publiku tė madh.
Gjatė fjalės pėrurimi Dom Lush Gjergji ka thėnė se megjithėse shqiptarėt
ia kanė arritur bashkimit formal, ata duhet tė bashkojnė mendjet dhe
zemrat, dhe ka shprehur, nė kėtė rast, shpresėn qė puna e Nėnė Terezės
tė jetė udhėrrėfyes pėr popullin e Preshevės dhe pėr tėrė botėn.
Ka ndėrhyrė edhe piktori Demir Behluli, duke thėnė se Hevziu ka
pėrfaqėsuar Nėnė Terezėn qė me mirėsinė e saj e ka zbutur dhe e ka
ngrohur edhe njė gur tė fort dhe tė ftohtė, duke ia dhėnė jetėn.
Skulptori Hevzi Nuhiu, nė njė intervistė, ishte i lumtur pėr realizimin
e ėndėrrės sė tij, sepse e ka sjellė figurėn e Nėnė Terėzės nė vendin ku
ka lindur. Ai ka treguar pėr muzeun e tij nė hapėsirė, Shėn Mitėr, qė
pėrmban pesėmbėdhjetė vepra, nga tė cilat kemi Nėnė Terezėn e skalitur
nė njė lis, dhe, me kėtė vepėr e fundit, ai e paralajmėroi pikėsynimi
te krijojė njė muze hapėsinor me figurat mė tė ndritura tė historisė
shqiptare, pėr tė dhėnė, nėpėrmjet veprat artistike, njė shtytje pėr njė
bashkim mė tė fort tė popullit shqiptar.
|