|
Njė CD me kėngėt e Festivalit
Shėn Mitėr U
incizuan mbi CD katėrmbėdhjetė kėngėt qė morėn pjesė nė Festivalin XXIV
e Kėngės Arbėreshe, qė u zhvillua vjet Shėn Mitėr. Vepra, shumė
profesionale, u realizua nga CDM e Spixanės pėr llogari tė Administratės
sė Bashkisė sė Shėn Mitrit dhe tė Shoqatės Kulturore Festival.
Pėrmbahen nė tė kėngėt pasuese: Nėng tė dua mė nga Claudio La Regina; Mė
se njė vuxhė, njė kėndim nga Debora Baffa; Jeta arbėreshe ėshtė e bukur
nga Michele Bloise; Rrimi bashkė u e ti nga Grupi artistik Zjarri i ri;
Mendimet e mallit nga Francesco Ferraro; Pellegrini i madh nga Maria
Teresa Sammarro; Shėn Mėria nga Letizia Aita; Ujėt nga Maria Antonietta
Marcovicchio; Ti ku je? nga Vincenzo Rimola; Karol nga F.lli
Scaravaglione; Sa herė nga Emanuele Manes dhe Annarita lusi; Dua tė
rronj nga Emiliana Oriolo; Pastoqe nga Grupi Ata ka Spixana; Tsunami nga
Grupi Jemi dhe bashkė.
Kapaku i kėtij CD pėrmban tabelėn nderi e Festivalit, domethėnė emrat e
atyre qė e fituan atė ose qė e patėn ēmimin e kritikės. Me kėtė punė, e
realizuar me ndihmėn e Bashkėsisė Europiane, e Krahinės sė Kalabrisė, e
Provinēės sė Kozencės, ua jepet mė nė fund amatorėvet tė shumta tė
muzikės arbėreshe njė vegėl pėr shpėrhapjen e pjesavet qė morėn pjesė nė
Festivalin e parafundit.
Gjithashtu, nė ditėt e afėrme, do tė realizohet njė CD me kėngėt e
shfaqjes sė fundit, kėshtu si parashikohet nė rregullorjen pėr
pjesėmarrjen nė konkursin pėr kėngė tė pabotuara nė gjuhėn arbėreshe e/ose
shqipe tė krijuar nė vitin 1980 nga Av. Giuseppe D'Amico nė gjurmėt e
suksesit qė fitonin kėngėt arbėreshe nga ana e dėgjuesvet tė radiojes
Skanderbeg etj.
Bashkia e shpėrndan CD-nė falas. Sė shpejti edhe botimi i vėllimit
Histori e Festivalit tė Kėngės Arbėreshe dhe incizimi i kėngėvėt qė e
kanė fituar Festivalin gjatė vjetėve.
|