|
Administrata e Bashkisė e
kujton kirurgun Alighieri Mazziotti
Shėn Mitėr. Pėrvjetor i pestė i vdekjes sė
prof. Alighieri Mazziotti (2001-2006), docent i Fiziopatologjisė
kirurgjike dhe pėrgjegjės i
Njėsisė
vepruese e Kirurgjisė sė pėrgjithshme nė Universitetit tė Bolonjes, u
kujtua ditėn 28 shėn mitėr, e shtunė, me njė ceremoni tė organizuar nga
Administrata e Bashkisė bashkė me familjet Mazziotti dhe Baffa.
Pėrkujtimi u pėrkrah nga Ndėrmarrja e Shėndetėsisė 3 e Sibaritide-s dhe
Rusanes dhe nga Korporata e mjekėvet tė provinēės sė Kozencės.
Cerimonia u nis me zbulimin e njė pllakėze tė toponimisė, me tė cilėn
Administrata e Bashkisė ia kushtoi tė ndjerit njė copė rrugė qė lidhen
sheshin Strigari me udhėn Kastriota Skanderbeg.
Nė qishėn e Shėn Drianit, zoti Andrea Quartarolo e celebroi njė ceremoni
e pėrzishme, dhe njė takim pėrkujtimor pasoi nė Kolegjin Arbėresh. Me
bashkėrenditjen e dok. Giulio Baffa, kanė ndėrhyrė kryetari i Bashkisė
sė Shėn Mitrit, av. Antonio Sposato; presidenti i Korporatės sė mjekėvet
tė provinēės sė Kozencės, dok. Eugenio Corcioni dhe asesori i Bashkisė
sė Kulturės, sen. Cesare Marini.
Lindur Shėn Mitėr nė 1949, prof. Mazziotti e kishte marrė diplomėn nė
kryeqendrin emilian me njė tezė mbi patologjisė kirurgjike tė mėlēisė, e
dekoruar me dinjitetin e shtypit. Etapat themelore e rritjes sė tij
profesionale kanė qenė pėrvojat e fituara nė Francė dhe nė Shtetet e
Bashkuara. Periudha e kaluar nė Amerikė e regjistroi kthesėn nė
karrierėn si kirurg dhe dha njė shtytje pėr ngritjen e qendrit artisjeje
tė melēisė tė spitalit poliklinik SantOrsola nė Bolonja. Ndihma e
lėnė nga kirurgu shėnmitrot nė fushėn e artisjevet tė melēisė nė njė
nivel ndėrkombėtar ka qenė e rėndėsishme. Qė nga viti 1999 e mori
detyrėn e pėrgjegjėsit tė Njėsisė vepruese e Kirurgjisė sė pėrgjithshme,
rol i zėnė deri nė muajin e shėn mitrit 2001, kur njė fat i pamėshirshėm
e mori me vete pėr gjithmonė pesėdhjetė e dy vjeēe.
|