|
Rezultatat e
konkursit papąs Giuseppe Faraco
Shėn Mitėr. Tė martėn pasdite, nė sallėn e teatrit
tė kullexhit tė Shėn Drianit, u mba dhėnia e ēmimevet, pėr fituesit e
konkursit tė 1rė ndėrkombėtar papąs Giuseppe Faraco. Njohja e Arbėrisė
nėpėrmjet fotografisė dhe teknologjivet multimediale. Dy degat:
fotografia dhe vepra multimediale.
Pėr sa i takon degės sė parė njė komision pėrkatės e vlerėsoi si punė mė
tė mirė atė e konkurruesit Antonio Capparelli nga Ferma, me fotografinė
Elezioni comunali a Firmo (Zgjedhjet komunale Fermė); nė vendin e
dytė Carlo Pellicano nga Frasnita, me fotografinė Skanderbeg e la
roccia (Skanderbeg dhe shkėmbi); nė vendin e tretė Costa DAmico nga
Shėn Mitri, me figurėn sugjestive Skanderbeg libero nel cielo di Roma
(Skanderbeg i lirė nė qiellin e Romės). Fituesi i degės multimediale
qe Orlando Capparelli nga Ferma, me punėn Firmo 2004 (Ferma 2004);
nė vendin e dytė Francesco Bruno nga Ēivėti me filmin Il principe
Alessandro (Princi Aleksandėr); nė vendin e tretė Franco Ponte nga
Shėn Mitri, me filmin Eventi a S. Demetrio Corone - anno 2004 (Ngjarje
Shėn Mitėr nė vitin 2004). Fituesit e vendit tė parė nė dy degat patėn
si ēmim njė pllakėz dhe 250 euro, fituesit e vendit tė dytė njė
pergamenė dhe 150 euro, dhe fituesit e vendit tė tretė 100 euro me njė
pergamenė. Njėqind e shtatė fotografitė dhe dhjetė filmat u projektuan
pėr publikun dhe u shpjeguan gjatė shfaqjes, me ndihmėn informatike e
teknikut Cosimo Mauro.
Mbrėmja, e udhėhequr nga gazetari Pasquale De Marco, nė prani tė tė
vėllaut tė zotit Faraco, Vincenzo me tė shoqen e tė bilėn bashkė me tė
motren Nina, i dha fund njė nisme me njė nivel tė lartė kulturor, qė
presidenti i Shoqatės Arbitalia, Pino Cacozza, kishte nisur nė verėn qė
shkoi e qė solli pėrpara edhe me ndihmen e Bashkivet, shoqatavet
kulturore dhe dy sponsorizuesvet. E gjitha kjo e kujtoi shtatė vjet pas
vdekjes figurėn e zotit Faraco, burr i besės dhe i kulturės, studiues i
traditavet arbėreshe dhe udhėheqės shpirtėror i famullisė shėnmitrote
pėr tridhjetė vjet.
I ofruan pauza muzikore me kėngėt e tyre Michele Baffa, Alfio Moccia,
Vittoria Di Nardo dhe Ernesto Iannuzzi, grupet Vuxhet Arbėreshe e Peppa
Marriti Band.
Adriano Mazziotti
Il Quotidiano,
03 novembre 2005
Alcuni momenti della
manifestazione
Premiati
|