|
Festivali i kėngės
arbėreshe:pesėmbėdhjetė kėngėt nė garė
Shėn Mitėr
Pesėmbėdhjetė janė kėngėt qė do tė maten pėr tė fituar Festivalin e
Kėngės Arbėreshe, qė do tė mbahet ditėn 19 gusht, e shtunė, Shėn Mitėr.
Nė kėtė rast njė komision popullore, qė i pėrfaqėson tė gjitha fshatrat
arbėreshe, do te zgjedhė kėngėn mbretėreshe e Festivalit dhe do ti
japė ēmimet dhe dėshmitė shpėrblimi, ashtu si parashikohet nė
rregullorjen e shfaqjes kėngėtare.
Pasojnė kėngėt, sipas rendit ekzekutimi:
Tė mirat e zėmėres I beni del cuore (Michele e Giuseppe Baffa, Anna
Maria Vitteritti); Nata mė e zezė La notte pił nera (Caterina e
Michele Bloise); Shqiponjat e Arbėrisė Le aquile dellArbėria (Pino
Cacozza, Ernesto Iannuzzi, grupi etnik Shqiponjat); U rrita lule Sono
cresciuta come un fiore (Claudio La Regina); Njė fjalė arbėreshe Una
parola arbėreshe (Luisa Bomentre); Njė ėngjėll nga qielli Un angelo
dal cielo (Egert Pano); Njė ditė festje Un giorno di festa (Vincenzo
Guaglianone); Ndatė kandinė In quella cantina (Grupi Ata ka Spiana);
Nje djalė Un bambino (Maria Antonietta Marcovicchio); Njė vjershė e re
Un canto nuovo (Raffale Bloise); Thuajme ku u bore, lule Dimmi dove
ti sei persa, fiore (Francesco, Cosimo e Damiano Scaravaglione); Kur
isha kriatur Quando ero bambina (Emiliana Oriolo); Pa tij Senza te
(Debora Baffa, Andrea Di Lucente); Katundi im Paese mio (Giorgio La
Valle); Amina (Vicky Macrģ, Adriana Ponte).
Festival i Kėngės Arbėreshe, i organizuar nga Administrata e Bashkisė
dhe nga Shoqata kulturore Festival, sivjet e pati ndihmėn nga Bashkėsia
Europiane, nga Krahina e Kalabrisė, nga Administrata e Provinēės sė
Kozencės, nga Banka Carime dhe nga sponsorizuesit privatė (Matranga
Vetro SAS Mario Conforti e f.lli s.n.c. De Paola materiale da
costruzione).
Me shfaqjen e njėzetepestė, Festivali ėshtė mė shumė se kurrė sprehja e
vetėm e muzikės arbėreshe. Ėshtė njė Sanremo i vogėl nė tokėn e
Arbėrisė, qė i shpreh, nėpėrmjet kėngėve tė pabotuara, pasionet muzikore
e artistėve tė talentuar arbėreshė. Kėngė qė shpesh shpėrhapen edhe nė
Shqipėri, nė Kosovė, nė Greqi dhe nė vende tė tjera nė botė.
Por Festivali, nuk pėrbėhet vet nga muzika. Pėrfaqėson vėrtetė njė
moment shkėmbimi midis kulturavet tė ndryshme tė territorit italian. Nė
fakt, pasi i ka strehuar, gjatė vjetėve tė kaluara, Friulanėt, Oksitanėt
dhe Sllovenėt, programi i kėsaj shfaqje e fundit i parashikon grekėt e
Salentit. Vemprimtaria e tyre do tė shpjegohet mė 18 gusht, e premte,
nga intelektualė dhe pėrfaqėsues institucionalė gjatė kuvendit:
Krahasim midis etnivet, njė vitrinė e kulturavet - Grekėt e Salentit.
Pason muzika me shfaqjen e grupit Ghetonia, qė ka disa vjet qė e studjon
muzikėn origjinale e kėsaj zone tė Italisė sė Jugut. Nė kėtė muzikė ka
njė mall shumė tė fort dhe tė rėndėsishėm; ėshtė gjurma e paharrueshme
nė shpirtin e udhėtarėvet dhe tė popujvet qė migrojnė.
|