Faqe e parё|Lidhje|Komente

Grupi Artistik “Zjarri I Ri” Nė Olimpiadat E Kulturės Nė Torino
 

Trupa teatrore shėnmitrote e ka prirė nisjen e lojėravet olimpike dimri tė Torinos, brenda nismės sė vėnė nė lėvizje nga Administrata provinēale e Torinos dhe Kosenxės, bashkė me Universitetin e Kalabrisė.
Grupi teatror nga Shėn Mitri, i lindur brenda radiostacionit Radio Shpresa Europa 1, e pati detyrėn e rėndėsishme tė simbolizonte pakicėn etniko-gjuhėsore arbėreshe nė Kalabri gjatė shfaqjevet tė ha-pjes sė kėsaj ngjarjeje tė madhe sportive.
Qe asesori provinēal pėr Pakicat gjuhėsore Donatella Laudadio qė e zgjodhi trupėn “Zjarri i ri”. Ky grup artistik, nėn udhėheqjen e presidentit tė Radiojes Shpresa Europa 1, Giovanni Macrģ, arriti nė Bardonecchia (TO) tė premten mbrėma, pas udhėtimit bashkė me grupin folk “Le Tramountane” nga Guardia (njė pakicė tjetėr aloglote me prejardhje piemonteze).
Dy grupet u mirėpritėn nga kryetari i njė nga Bashkitė piemonteze mė tė rėndėsishme nga ana turi-stike, Francesco Avato, krenar pėr miqtė nga Shėn Mitri, duke qenė ai vetė bir i njė shėnmitroti qė u transferua nė Piemont nė vjetėt ’60 pėr shkaqe pune.
“Zjarri i ri” dolli nė skenė ditėn 4 fjevar, e shtunė, nė Oulx, me njė koncert kėngėsh dhe vallesh po-pullore arbėreshe, dhe ditėn 5 fjevar, e diel, nė Pallatin e Festavet nė Bardonecchia, me pjesėn krye-sore, recitali “De Rada e Milosao”, i frymėzuar nga jeta e poetit arbėresh Girolamo De Rada (1814-1903), dhe i lindur nga njė ide e Zefės Kakoca.
Shfaqja teatrore ishte pėrfshirė nė ditėn studimi mbi pakicat gjuhėsore e Kalabrisė, arbėreshe dhe oksitane, tė shqyrtuar nėpėrmjet vepravet letrare tė dy shkrimtarėvet tė rėndė: De Rada dhe Mistral. Tėrheqi vėmendje edhe relacioni i prof. Francesco Altimari, profesor i rregullt i gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė Universitetin e Kalabrisė mbi “De Rada nė kulturėn europiane”. Takimi u pėrfundua me ceremoninė pėr dorėzimin e flamurit oksitan nga kryetari i Guardi-es Piemontese, Andrea Muglia, kryetarit tė Bardonecchi-es; i njėjti flamur u ekspozua mbi Pallatin e Festavet.