|
U
paraqit libri i poezivet nga poeti popullor Demetrio Piro
Shėn Mitėr.-
Administrata e Bashkisė e paraqiti veprėn poetike Ditė pas ditė tė
poetit bashkėkohės Demetrio Piro. Shfaqja, qė u hap nga pėrshėndetjet e
kryetarit, u zhvillua nė Kullexhin historik e Shėn Drianit. Mbi veprėn
foli prof. Anton N. Berisha nga Universiteti i Kalabrisė. Fill pas,
autori deshi tė falėnderonte Administratėn e Bashkisė dhe gjithė sa e
bėnė tė mundshėm botimin e librit me ndihmėn e tyre.
Libri, i botuar nga Administrata e Bashkisė sė Shėn Mitrit, pėrmbledh
njė seri poezish qė tė pėlqejnė pėr thjeshtėsinė shprehėse dhe pėr
spontaneitetin. Janė poezi pėr mė tepėr tė improvizuara, qė ai realizoi
nė ngjarje tė dryshme, vetėm me qėllim qė tė pėrshkruante ndjenja, pėr
tė folur me ironi pėr tema tė rėndėsishme, o pėr tė treguar fakte qė i
pėrkasin gjithė shėnmitrotėvet. Sikur poeti donte tė hedhte nė kartė
shkruan nė parathėnien e veprės dok.sha Adriana Ponte atė qė sheh, atė
qė ndien, duke e pėrkthyer nė gjuhėn qė njeh qė fėmijė, arbėrishtjen e
Shėn Mitrit.
Ėshtė poezi kronike, e lidhur me ndodhitė qė pasojnė njėri-tjetrin nė
katund ditė pas dite: njė festė, njė kuvend, njė kremtim, njė takim,
por edhe njė histori, njė lindje ose njė vdekje.
Poeti popullor Demetrio Piro lindi Shėn Mitėr mė 2 shėn mėrtir (nėntor)
1931. Ėshtė autodidakt, dhe shkruan poezi, qoftė arbėrisht qoftė
italisht, qė nga viti 1958. Merr gjithmonė pjesė nė ēdo ngjarje
kulturore, nė konkurse poezish, dhe pėrmendet shumė herė nga revistat
kulturore arbėreshe, si Zjarri, Katundi Ynė, Kalendari i
arbėreshėvet. Poezitė e tij dalin nė botime tė dryshme, si:
Enciclopedia calabrese nga Aldo Rotondaro, Agenda dei poeti 1993,
La Voce del Crati, etj. Shtypi lokal, nėpėrmjet korrespondentėve,
kujdeset ngaherė pėr krijmet e tij.
|