Faqe e parё|Lidhje|Komente

U prezentuan tre vėllimet e parė nga Veprat e Plota e De Radės

 

Shėn Mitėr.- U prezentuan, nė sallėn e teatrit tė Kullexhit tė Shėn Drianit, ditėn 9 mars e enjte, tre vėllimet e parė nga Veprat e Plota e Jeronim De Radės (Kėngėt para Millosaut –Kėngėt e Serafinės Thopia – Skanderbeku i pafān – Botime Rubbettino).
Puna editoriale, e porositur nga Bashkia e Shėn Mitrit ėshtė realizuar nga studiues nga Uni-versiteti i Kalabrisė.
Shfaqja, e organizuar nga Administrata e Bashkisė, nga Universiteti i Kalabrisė dhe nga In-stituti Krahinor pėr Komunitetin Arbėresh e Kalabrisė, u hap nga kryetari, Sen. Cesare Marini. Ai tha se ideja tė botoheshin Veprat e Plota e De Radės e pati qėllimin t’e bėnte tė njohur veprimtarinė letrare e poetit mė tė madh arbėresh. Pra kanė ndėrhyrė: drejtori i Institutit pėr Pakicat Gjuhėsore, Serafina Loricchio; atasheu kulturor i ambasadės shqiptare nė Itali, Kolec Topalli; hartuesja e boti-mit kritik tė vėllimit “Kėngėt e Serafinės Thopia”, Fiorella De Rosa; hartuesi i botimit kritik tė vėl-limit “Skanderbeku i pafān”, Vincenzo Belmonte; pėrgjegjėsi shkencor i projektit “Opera Omnia” nga G. De Rada, Franco Altimari; pėrgjegjėsi i Konkordancavet elektronike tė Vepravet tė Plota, Francesco Iusi. Punimet u pėrfunduan me ndėrhyrjen e asesorit provinēal pėr pakicat gjuhėsore Do-natella Laudadio.
Vendimi i Bashkisė sė Shėn Mitrit tė botoheshin gjithė veprat e De Radės u le pas kremti-mevet tė njėqindvjetorit tė vdekjes sė poetit nga Maqi (1814-1903), qė gjatė vitit 2003 e kujtuan kė-tė intelektual dhe letrar tė shkėlqyeshėm, nismėtar dhe protagonist i padiskutueshėm i Rilindjes shqiptare dhe arbėreshe tė shekullit XIX.
Nė fund tė kremtimevet, Administrata e Bashkisė, e pėrfaqėsuar nga Kryetari, sen. Cesare Marini, dhe Universiteti i Kalabrisė, i pėrfaqėsuar nga Rektori i Universitetit, prof. Giovanni La Torre, me nėnshkrimin e njė konvente pėrkatėse, e fillonin botimin e Vepravet tė Plota deradiane, zbatimi i tė cilit i ngarkohei Degės sė Albanologjisė tė Universitetit kalabrez.
Ishte njė ngjarje e vėrtetė, qė pasonte zotimin e marrė me gojė gjatė hapjes sė njėqindvjetorit nė sallėn e Kullexhit arbėresh tė Shėn Drianit nga tė dyja Entet publike e ndėrlikuara: Universiteti i Kalabrisė dhe Bashkia. Tė dyja palėt me qėllim qė bashkėpunonin, secili brenda detyravet themelo-re tė ngarkuara, pėr tė bėrė mė shumė tė njohur krijimtarinė letrare origjinale dhe veprėn kulturore e mprehtė qė Poeti i madh arbėresh ka krijuar gjatė jetės sė tij tė gjatė dhe tė munduar.
Nė planin, e bashkėlidhur me konventėn, dalen veprat e De Radės tashmė tė shtypur: qė nga botimi i parė i Kėngėvet tė Millosaut (1836) deri nė Testamento politico (1902).
Faza e parė, nė tė cilėn bėjnė pjesė veprat qė u paraqitėn tė enjten mbrėma, e parashikon e-dhe botimin e vėllimevet Rapsodie albanesi, Opere grammaticali, Canti di Milosao, Autobiografia, Epistolario dhe tė vepravet filozofike dhe politike. Nė fund tė kėsaj faze kanė tė kėrkohen burime tė tjera sa tė sigurohet plotėsimi i planit me botimin e vepravet: Le Storie d’Albania, I Numidi, Sofoni-sba, Odisse dhe tė dyve revistat e rėndėsishme deradiane: L’Albanese d’Italia dhe Fiamuri Arbėrit.



GENNARO DE CICCO

 

.