|
Lidhja e
Bashkivet Arbėria. Cesare Marini ėshtė presidenti
Shėn Mitėr.
Sen. Cesare Marini ėshtė Presidenti i ri i Lidhjes sė Bashkivet "Arbėria".
Ndjek Giuseppe Sangermano-n dhe u zgjodh, njėzėri, gjatė njė mbledhjeje
qė u mba nė sallėn e kėshillit tė Bashkisė sė Shėn Mitrit. Ndėrsa,
Kryetari i Bashkisė sė Vakaricit Aldo Marino ėshtė Nėn Kryetari i ri. Nė
ndėrhyrjen e tij e parė si President i Lidhjes, sen.
Cesare Marini, pasi
i ka falėnderuar anėtarėt e Shoqatės ndėrbashkiake pėr besėn qė ata i
dhanė, e quati veten tė bindur se zhvillimi i ardhshėm i bashkivet e
vogla buron nga bashkimi i tyre dhe nga planifikimi i pėrbashkėt. Lidhja,
e pėrbėrė nga bashkitė e Shėn Mitrit, e Shėn Sofisė, e Strigarit, e
Vakaricit dhe Mbuzatit, ėshtė ent lokal me person juridik dhe pavarėsi
administrative dhe bėn pjesė nė sistemin e autonomivet lokale. Ka hyrė
katėr vjet mė parė nė vend tė konsorcit ndėrbashkiak "Arbėria", dhe e
vazhdon ruajtjen e traditavet arbėreshe, brenda rrethit tė territorit tė
vet, nėpėrmjet krijimit tė strukturavet tė afta pėr shpėrhapjen e
pasurisė gjuhėsore, kulturore dhe folkloristike. Detyrat e saj: hartimi
i planeve rregulluese ndėrbashkiake dhe planeve zhvillimi; njohja e
thellė e burimevet tė bashkivet qė bėjnė pjesė nė konsorcin; ndėrtimi i
veprave me interes tė pėrbashkėt dhe administrimi i strukturavet pėr
rritjen e pasurisė kulturore tė pakicės arbėreshe. Pra, Lidhja ka
qėllimin te pėrmirėsojė cilėsinė e shėrbimeve tė dhėna, tė pėrfitojė
nga burimet ekonomiko-financiare njerėzore dhe prodhimi, ti japė disa
shėrbime, si policia e vendit, detyra e mbrojtėsit civil, sporteli i
vetėm pėr ndėrmarrjet, njoftimet pėr tė rinjtė, shėrbimet dhe shfaqjet
shoqėrore dhe kulturore, mbrojtja civile, hedhja e mbeturinavet,
administrimi ujor, pėrfitimi nga fondet europiane, etj. Burimet
finanziare e Lidhjes pėrbėhen nga ndihma tė dhėna nga administratat
shtetėrore, krahinore dhe provinēale; nga transferime nga bashkitė
anėtarė; nga taksa dhe tė drejta pėr shėrbimet publike; nga burime pėr
investime dhe nga ndihma tė dhėna nga Bashimi Eruropian dhe nga
organizme tė tjerė.
Gennaro De Cicco
|