Faqe e parё|Lidhje|Komente

Shpėrblime nga Administrata e Bashkisė sė Shėn Mitrit
pėr Prof. Francesco Altimari dhe pėr shkrimtarin Carmine Abate


Shėn Mitėr - Prof. Francesco Altimari dhe shkrimtari Carmine Abate e patėn nga Administrata e Bashkisė sė Shėn Mitrit, pėrkatėsisht, ēmimin “San Demetrio” dhe ēmimin “Arbėria”.
Ceremonia e dhėnies sė pllakėzavet ari dhe tė dėshmivet shpėrblimi u mba, ditėt e kaluara, pėrpara njė publiku tė shumtė, nė Kolegjin e Shėn Drianit. E kryesuan atė Kryetari Av. Antonio Sposato, Nėn Kryetari Mimmo De Paola dhe shumė administratorė tė tjerė.
Ata qė gėzuan tė drejtėn u zgjodhėn, njėzėri, nga njė komision pėrkatės e pėrbėrė nga Kryetari, nga kėshilltarėt e shumicės Gennaro De Cicco, Roberto Siviglia, Damiano Cadicamo, Leonardo De Simone dhe nga kėshilltarėt e pakicės Demetrio Fusaro dhe Adriano D’Amico.
Me kėto ēmime pushteti lokal desh’tė jepte, pėr vitin e dytė pasues, njė shpėrblim formal qytetarėvet tė merituara dhe personalitetevet arbėreshe qė larg nga fshati i lindjes u dalluan nė artet, nė profesionet dhe nė aktivitetin social.

Kėto janė arsyet kryesore e shpjeguara nė vendim:

Ēmimi San Demetrio: Prof. Francesco Altimari, “studiues i shquar i rrėnjėvet tona, akademik me nam ndėrkombėtar, i dhėnė pas aktivitetit tė tij formimi, atė bujar i trashgimisė kulturore arbėreshe pėr zotimin e tij tė vazhdueshėm dhe tė palodhur nė ruajtjen, vlerėsimin dhe nxitimin e gjuhės dhe tė letėrsisė arbėreshe”.

Francesco Altimari ėshtė profesor i Gjuhės dhe i Letėrsisė Shqipe nė Fakultetin e Letėrsisė dhe e Filozofisė tė Universitetit tė Kalabrisė. Nė studimet e tij, u muar, kryesisht, me filologjinė shqipe, pėrveē letėrsisė dhe gjuhėsisė sė fushės italiane dhe ballkanike. Kėto kohėt e fundit u emėrua anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Studiuesi i parė arbėresh qė bėn pjesė nė Akademinė, dhe studiuesi i dytė italian, pas juristit Antonio La Pergola, dikur president i Gjyqit Kushtetor italian, ministėr dhe anėtar i parlamentit europian. Ka shkruar shumė vepra. Punėt e tij tė fundit: drejtimi shkencor i botimit tė Vepravet tė Plota tė poetit Jeronim De Rada.


Ēmimi Arbėria: Prof. Carmine Abate, “letrar i famshėm, shkrimtar i ēmuar nga publiku i madh dhe nga kritika, ia ka arritur tė transmetonte nėpėrmjet suksesit tė vet ndjenjat e vendlindjes dhe tė origjinave tė tij, dhe me botimin e vepravet e shpėrndau humanizmin e gjindjes arbėreshe gjithkund, duke e asgjėsuar harresėn e motit dhe duke kapėrcyer ēdo kufi dhe pengesė”.

Carmine Abate, sot jeton nė Trentino, ku mėson, pas njė periudhi qė kishte emigruar nė Gjermani. Botoi pėr mė tepėr, librin me poezi “Terre di andata” dhe romanet “La moto di Sanderbeg” dhe “Il ballo tondo”. Nė koleksionin Oscar kanė dalė nė vitin 2004 “La festa del ritorno” (ēmimi pėrzgjedhje Campiello, ēmimi Napoli dhe ēmimi Corrado Alvaro) dhe nė vitin 2005 “Tra due mari”, pėr tė cilat u zgjodhėn tė drejtat kinematografike. Romani i tij i fundit ėshtė “Il mosaico del tempo grande” (Mondadori, 2006).
Librat e tij, qė fituan shumė ēmime kombėtare dhe ndėrkombėtare, janė pėrkthyer nė shumė gjuhė.