|
Festivali I Kėngės Arbėreshe:Fitore
Pėr Debora Baffa Dhe Andrea Di Lucente
Shėn Mitėr - Pa tij
Senza te e kėnduar nga Debora Baffa e Andrea Di Lucente ėshtė kėnga qė
ka fituar Festivalin XXV e Kėngės Arbėreshe (pika 181), qė u zhvillua tė
shtunė Shėn Mitėr. Bėhet fjalė pėr njė pjesė tė hollė dhe tė pėrmallshme,
tė shkruar dhe tė vėnė nė muzikė nga Vincenzo Guaglianone. Arranxhimet
muzikore nga Egert Pano. Nė vendin e dytė njė kėngė e kushtuar Aminės,
e vrarė me gurė nė Gazan (Afghanistan) pėr njė dashuri tė fshehtė, dhe e
e paraqitur publikut nga Vicky Macrģ dhe Adriana Ponte (pika 153).
Teksti dhe muzika nga Angelo Pagliaro, arranxhimet muzikore nga Luigi
Sansņ, Roberto Cannizzaro, Franco Iannuzzi, kitarė elektrike Antonio
Giraldi, kitarė klasike Mario Gullo. Kurse nė vendin e tretė janė
Michele Baffa, Giuseppe Baffa dhe Anna Maria Vitteritti me Tė mirat e
zėmėres I beni del cuore (pika 152).
Ēmimi i kritikės, i themeluar shtatė vjet praptė pėr tė kujtuar
krijuesin e Festivalit Av. Giuseppe DAmico, u dha ex-aequo kėngėvet
Amina (V. Macrģ A. Ponte) dhe Shqiponjat e Arbėrise Le Aquile
dellArbėria, e kėnduar nga Pino Cacozza dhe Ernesto Iannuzzi me
bashkėpunimin e grupit etnik Shqiponjat dhe me koreografinė e Renis
Kacelit.
Kėngėt fitues u zgjodhėn midis pesėmbėdhjetė kėngėt nė garė tė ardhura
nga shumė vende- nga njė komision popullore qė i pėrfaqėsonte tė gjitha
fshatrat arbėreshe, tė emėruar posaēėrisht nga Komiteti Organizues i
Shfaqjes. Duke pritur vendimin e fundit, pak pushim me muzikėn greke e
grupit Ghetonia nga Calimera nė provinēė tė Lecce-s. U pėrsėrit kėshtu
krahasimi tradicional midis etnivet tė tjera etnike nė territorin
italian. Gjatė shfaqjevet tė kaluara, nė fakt, Festivali kishte strehuar
pėrfaqėsues friulanė, oksitanė dhe sllovenė.
U dhanė ēmimet qė pasojnė: kėngės sė parė 1.500; kėngės sė dytė 750;
kėngės sė tretė 500. Ndėrsa, pėr ēmimin e kritikės G. DAmico, dy
piktura tė realizuara nga artisti Francesco Basile. Njėri i ofurar nga
familja dAmico dhe jetri nga i njėjti autor.
Gjatė mbrėmjes Administrata e Bashkisė dhe Shoqata Festival e pėrkujtuan
tė mjerin asesor Giuseppino Sica, i vdekur kėto kohėt e fundit, duke ia
dhėnė familjes njė pllakėz pėr kujtim, dhe pėr tė dėshmuar zellin e tij
e pėrhershėm nė tė mirė tė shoqėrisė dhe tė pasionit tė tij pėr
Festivalin e Kėngės Arbėreshe.
Skenografia magjepse, pra, u realizua pėr nder tė njė personaliteti
tjetėr qė ka vdekur pak kohė mė parė: Ibrahim Kodra, artist i njohur me
prejardhje shqiptare.
Prandaj, me njė sukses tė publikut dhe tė kritikės, e ulėn perden e
shfaqjes sė pesėmbėdhjetė tė Festivalit tė Kėngės Arbėreshe.
Konkursi kėngėtar me pjesa tė pabotuara arbėreshe e/ose shqipe, i
organizuar nga Administrata e Bashkisė sė vendit dhe nga Shoqata
kulturore pėrkatėse pėr tė sjellė nė skenė propozimet e reja muzikore
arbėreshe, e pati ndihmėn nga Bashkėsia Europiane, nga Krahina e
Kalabrisė, nga Provinēa e Kozencės, nga Banka Carime dhe nga disa
sponsorizues private (Matranga Vetro SAS De Paola Materiale da
costruzione - Mario Conforti e f.lli s.n.c).
Njė ngjarje kėngėtare e jashtėzakonshme qė nga viti 1980, kur ka lindur,
ku morėn pjesė shumė kėngėtarė, autorė dhe muzikantė nga tė gjithė
fshatrat arbėreshė dhe disa herė edhe nga Shqipėria, nga Kosova dhe nga
Greqia.
Shfaqja u transmetua drejtpėrsėdrejti nga Radio Arbėreshe International
dhe dhe u muar nga Tele Cassano. U hidhėrua Presidenti i Clubit tė
gazetarėvet arbėreshė Dok. Francesco Baffa pėr mospraninė e emetuesit
RAI.
|