Sporteli gjuhėsor, i hapur brenda aktivitetevet projektuale tė financuara me Ligjin 482/1999, “Norma pėr ruajtjen e pakicave gjuhėsore” dhe i pėrbėrė nga tri figura profesionale (Adriana Ponte, eksperti i gjuhės shqipe, Luigi Arcidiacono dhe Cosimo Mauro, ekspertėt e informatikės), tė bashkėrenditura nga kėshilltari i deleguar Gennaro De Cicco – bėri njė faqe interneti tė Bashkisė, qė ka ndonjė ditė qė vizitohet nga ēdo kompjuter.
Qėllimet e caktuara nga faqja janė dy: dhėnia e njė shėrbimi tė mirė pėr lidhjen e ndėrveprimin me qytetarėt; njoftimi i territorit tė Bashkisė ka njė anė turistike dhe kulturore, mbrėnda vendeve ku vetėm interneti mund tė arrėvonj.
Nga ana administrative, kjo faqe, nuk bėn vetėm tė njohur katundin me organet institucionale, e vė edhe nė dijeni qytetarin pėr vendimet, pėr konkurset qė bėn Bashkia ose entet e tjera, pėr garat, pėr sipermarrjet, pėr njoftimet publike, pėr lajmet e vlefshme, e pėr mė tepėr edhe pėr gjithė shėrbimet qė ajo i jep kujt do t’i pėrdorojė.
Pėr t’e shprishur dhe pėr t’ja rritur vlerėn trashėgimisė sė komunitetit tonė arbėresh, ka shumė faqe qė fjasen pėr aspektet historike, kulturore, artistike e Arbėrisė, veēanėrisht e Shėn Mitrit.
Faqet japin shumė informacione dhe lajme, pėr ndjetė lidhjeve me shtypin arbėresh, krahinor dhe kombėtar.
Faqja, afėr italishtjes, paraqes njė tekst nė gjuhėn shqipe, qė ka qėllim t’e pėrhapė dhe t’ja rritė vlerėn trashėgimisė gjuhėsore qė komunitetet arbėreshė ruajtėn pėr mė se pesėqind vjet; gjuha e pėrdorur plotėsohet me fjalė tė gjuhės standarde, nga e cila ajo lehet, sidomos nė leksikun administrativ dhe teknik, tue mbetur shprehjet e vjetra, karakteristike tė arbėrishtjes sė Shėn Mitrit.

Me qėllim t’e ndjekė “bashkėpunimin dhe kooperimin me tė gjithė personat publikė dhe privatė”, ka edhe njė hapėsirė pėr kėrkesat eventuale ose pėr ndėrhyrjet e qytetarit.
 

Pėr tė dėrguar lajme ose propozime, mund tė na shkruani nė adresėn qė vjen pas:


sportellolinguistico@comunesandemetriocorone.it

infocomune@comunesandemetriocorone.it

 REDAKSIA